Mbrëmjen e sotme kombëtarja do të rikthehet në fushë pas fitores kundër Moldavisë ku do të zhvillojë ndeshjen e tretë në Grupin E për kualifikimet e Euro 2024.
Kuqezinjtë sonte në orën 20:45 do të përballen me Përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin Torsvollur.
Trajneri i Sylvinho për ndeshjen e sotme ka bërë disa ndryshime ku ka bërë pjesë të formacionit Kristjan Asllanin në vend të Keidi Bares dhe Taulant Seferin në vend të Myrto Uzunit.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Seferi, Asani, Cikalleshi.