-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuqezinjtë vulosin fitoren, sigurojnë 3 pikëshin kundër Ishujve Faroe

Kryesoret

Ka përfunduar edhe përballja e tretë për kualifikueset e Euro 2024 mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

Ndeshje e cila i dhuroj kombëtares një 3 pikësh të rëndësishëm me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë patën një performance të mrekullueshme mbrëmjen e sotme pasi që në sekondat e para Shqipëria gjeti portën gol i cili nuk u llogarit pasi ishte offsite.

Ishte minuta e 20 kur Asani arriti të gjente saktë portën.

Ishte Seferi i cili pasoi për Bajramin ku më pas ai dha një asis të mirë për Asanin. Ky i fundit nuk gaboi dhe dërgoi në avantazh Shqipërinë.

Cikalleshi humbi një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin pasi nuk ishte i saktë me gjuajtjen saktë të një 11 metërshi. Portieri kundërshtar i kuptoi krahun dhe bëri një pritje të saktë duke i mohuar Shqipërisë një festë të dytë.

Ndërsa pjesa e dytë ishte në favor të Shqipërisë pasi në minutën e 51 Shqipëria gjeti avantazhin me një super gol të Asllanit.

Me një goditje në distancë Asllani gjeti pjesën e brendshme të traversës i cili përfundoi brenda portës duke mos i lejuar asnjë reagim portierit kundërshtar.

Rezultati u trefishua në minutën e 91 nga një kombinon i bukur i Muçit  me Uzunin dhe me një gjuajtje me të djathtën gjen rrjetën.

 

Shqipëria pas kësaj fitore ka 6 pikë dhe renditet e dyta në Grupin E, me vetëm një pikë më pak se Republika e Çekisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit