-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muxhahedinët protestë me foton e viktimës: E vrau policia

Kryesoret

Një person është i vdekur brenda kampit të MEK-ut. Rrethanat nuk dihen. Ministria e Brendshme e mohoi. Policia hesht deri tani.

Viktima sipas anëtarëve të MEK-ut është 65-vjeç. Anëtarët pretendojnë se iraniani u godit në kokë dhe më pas me gaz lotsjellës që i shkaktoi vdekjen.

Deri tani, ka një person të vdekur”, tha një nga mjekët e spitalit brenda kampit të Manzës. Një mjek tjetër shpjegoi se kjo ka ndodhur për shkak të përdorimit të sprajit me piper: “E hodhën te njerëzit pasi kërkuan t’ia merrnin kompjuterët me forcë”.

Në protestë, anëtarët e MEK-ut mbanin në duar foton e tij. Ministria e Brendshme mohoi se ka viktima apo të plagosur, por i vdekur është brenda kampit.

Ky është fakti. Kur vdiq dhe çfarë e shkaktoi vdekjen pritet fjala e mjekësisë ligjore dhe hetimeve.

FOTO/ I vdekuri brenda spitalit të kampit, qeveria e mohoi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit