Zbardhen detaje të reja nga dosja e Safet Gjicit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet.
SPAK i ka bllokuar pasaportën 40-vjeçares që të mos largohet jashtë vendit. Gjithashtu në pyetje janë marrë edhe dy personazhe. I pari Granit Gjana, që është n/kryetar i bashkisë.
Ai është personi, të cilit Gjici ia “pasoi” 40-vjeçaren pasi mbaroi marrëdhënien seksuale. Gjana bisedoi me gruan për një projekt për të administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.
Por si vajti fati i tenderit?
Në deklarimin e tij, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit.
Sipas tij, plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një draft i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak dhe as miratuar një projekt-buxhet.
Personi i tretë që është në pyetje është një këshilltar në bashkinë e Kukësit, i cili gjatë betimit për mandatin e dytë pak ditë më parë e paralajmëroi për daljen e video skandalit.