Një person ka vdekur të hënën në vendin e tij të punës. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka rënë në rrethana ende të panjohura nga një lartësi në Ferizaj.
“Punonjësi është dërguar për mjekim ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.