Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është shprehur se i ka kërkuar presidentit serb që të lirohen tre policët kosovarë.
Orban për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter shkroi se sot është takuar për herë të parë këshilli strategjik i dy shteteve, i përbërë nga ai, presidentja hungareze, Katalin Novak, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç.
“Sot mbajtëm takimin e parë e këshillit strategjik Hungari – Serbi, me Vuciçin, Bërnabiçin, Novakun dhe anëtarë të dy qeverive.
Hungaria dhe Serbia janë të dyja në anën e paqes. Për këtë arsye kërkova nga Vuçiçi që të lirojë tre policët kosovarë që po mbahen në paraburgim”, thuhet në postimin e Orbanit.
Ai ka kërkuar “trajtim korrekt dhe anëtarësim në Bashkim Evropian për Serbinë”.