-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turizmi “on top”, netë-qëndrimi i turistëve dyfishohet në muajin prill

Kryesoret

Ecuria e mirë e turizmit këtë vit po reflektohet dhe në rritjen e netëqëndrimeve të pushuesve të huaj. Të dhënat e INSTAT për strukturat akomoduese bënë të ditur se në muajin prill numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 55,6%, në krahasim me Prill 2022. Rritja më e lartë ka qenë tek të huajt me 85.6% dhe e rezidentëve me 26,5%;

Edhe numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 81,0 %, në krahasim me Prill 2022, ku zgjerimin më të lartë e ka shënuar numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident me 94,9%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 62,6%;

Gjatë muajit Prill 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 55,6%, krahasuar me Prill 2022.

Numri i vizitorëve jo- rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 88,7%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 88,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 80,1%.

Gjatë muajit Prill 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 81,0%, në krahasim me muajin Prill 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 2,1 herë.

Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 2,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 88,8%./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit