-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VENDIMI/ Këshilli Kombëtar i PD-së i hap rrugën rikthimit të Bashës

Kryesoret

Këshilli Kombëtar i PD-së në mbledhjen e sotme ka miratuar një rezolutë që hap rrugën duke vulosur zhvillimin e zgjedhjeve në 29 Korrik për të rikthyer shpejt e shpejt Lulzim Bashën në krye të PD-së, ndryshe nga sa kërkon grupi parlamentar. Në mbledhjen e këshillit morën pjesë vetëm 7 deputetë, 17 të tjerë ishin krah sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi duke e bojkotuar, pa llogaritur duke pjesën tjetër që janë pozicionuar me kohë në grupin e Sali Berishës.

“Këshilli Kombëtar konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale.

Këshilli Kombëtar vëren se demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre përmes votës, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike si një parti që ruan vlerat dhe parimet euroatlantike me akte, jo me fjalë, një parti në bashkëpunim dhe alenacë të plotë me partnerët strategjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian.

Këshilli Kombëtar për sa më sipër, në mbështetje të vendimmarrjeve të Kryesisë së Partisë Demokratike ju bën thirrje të gjithë anëtarëve, drejtuesve dhe përfaqësuesve demokratë të angazhohen vendosmërisht duke i shërbyer të ardhmes së Partisë Demokratike dhe projektimit të saj si e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshim” thuhet ndër të tjera në rezolutë. Këshilli Kombëtar miratoi edhe emërimin e anëtarëve për vendet vakante në komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit