-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen njoftimi i parë i policisë për kontrollin “rrufe” brenda kampit të “MEK” në Durrës

Kryesoret

Policia e Shtetit paraditen e sotme ka ekzekutuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga GJKKO në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit. Në njoftimin për mediat, policia thotë se ka ushtruar kontroll dhe në vijim do të ketë informacion të detajuar.

“Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku  banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.  Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar” njofton policia. Në kampin e Manzës strehohen pjesëtarë të opozitës iraniane.

Luftë terrorizmit, Policia e Shtetit kontrolle në kampin e muxhahedinëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit