-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti për REL: Muxhahedinët e strehuar në Shqipëri abuzuan me mbështetjen që u ofroi shteti

Kryesoret

Grupet e muxhahedinëve iranianë, të strehuar në Shqipëri tash e dhjetë vjet, abuzuan me mbështetjen që u ofroi shteti shqiptar, i cili rrezikoi edhe sulme terroriste nga Irani, thotë për Radion Evropa e Lirë Enri Hide, profesor i Gjeopolitikës dhe Sigurisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Tiranës.

Sipas tij, “misioni i tyre në Shqipëri ka marrë fund” dhe “ata duhet të largohen”.

Si pjesëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), mijëra iranianë u strehuan në Shqipëri nga viti 2013, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara.

Një ditë më herët, kampi i tyre në Manëz të Durrësit u bë cak i bastisjeve të policisë, e cila sekuestroi dhjetëra kompjuterë.

Operacioni rezultoi me dhjetëra të plagosur – në mesin e tyre dhe disa policë – për shkak të rezistencës që shfaqën banorët e kampit.

Policia e Shtetit Shqiptar, fillimisht, nuk dha detaje për bastisjen e urdhëruar nga gjykata, por Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tha se dyshohet për disa vepra penale, përfshirë: provokim lufte, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike, ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe keqpërdorim i pajisjeve.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi zëdhënësin e grupit MEK në Shqipëri, Shahriar Kia, për këtë çështje, por ai nuk pranoi të fliste, duke thënë se “kjo është kërkesë e Qeverisë shqiptare”./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit