Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa referuar tensioneve me Serbinë u shpreh se Albin Kurti ka të drejtë në vetëm një rast.
Sipas tij kryeministri i Kosovës ka të drejtë që po kërkon lirimin e policëve të Kosovës, sepse po mbahen peng pa kryer asnjë vepër penale.
“Po tani problem është që këta po i vejnë kushte njëri-tjetrit. Vuçiqi i vë kusht që të lirohen krejt serbët e arrestuar në Kosovë.
Në anën tjetër Kurit, me të drejt kësaj radhe po kërkon që të lirohen tre policët sepse ata janë grabitur, kidnapuar në territor të Republikës së Kosovës.
Ata po qëndrojnë si peng atje, pa e kryer asnjë veprim në Serbi e as kundër Serbisë’’, deklaroi ai.