Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Pas takimit të tyre KFOR-i përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se është diskutuar për situatën aktuale në veri të Kosovës.
“Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka takuar sot z. Armend Mehaj nga institucionet e Kosovës për të diskutuar për situatën aktuale të sigurisë dhe nevojën për de-përshkallëzimin e tensioneve”, thuhet në njoftim.
“Ata rinovuan bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkim-shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme (HAZMAT)”, thuhet më tej në njoftim.
Today Commander of the #NATO-led #KFOR mission, MG Ristuccia, has met Mr. Mehaj from Institutions in #Kosovo to discuss about the current security situation and the need to de-escalate the tensions.
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) June 21, 2023