-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia aksion në bregdet, sekuestrohen 7 mjete lundruese

Kryesoret

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin ka zhvilluar një tjetër operacion për zbatimin e rregullave të lundrimit nga drejtuesit e mjeteve lundruese.

Nga operacioni i fundit në bregdetin Shqiptar ata kanë bërë të mundur sekuestrimin e 7 mjeteve lundruese përkatësisht 6 Jet Ski dhe 1 skaf.

Sekuestrimet janë bërë 1 në Dhërmi, 1 në Vlorë, 4 në Shëngjin dhe 1 në gjirin e Lalzit, Durrës.

Sipas njoftimit të policisë sekuestrimi është bërë pasi mjetet lundruese u konstatuan të paligjshme.

Rastet u evidentuan pasi mjetet lundruese Jet Ski në plazhin e Kunes në Shëngjin po kryenin manovra të rrezikshme prandaj janë gjobitur me nga 100 000 lekë të rinj 3 persona.

Ndërkohën gjobitur janë edhe 2 persona në Dhërmi dhe Vlorë me nga 20 000 lekë të rinj secili pasi nuk kishin regjistruar mjetet lundrues brenda afateve ligjore në fuqi.

Ndëshkohen me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili, 2 drejtues të tjerë mjetesh lundruese që u konstatuan në Shëngjin dhe në Durrës, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm në bordin e mjetit lundrues.

Për përdoruesin e mjetit tjetër lundrues Jet Ski që u sekuestrua në Shëngjin dhe për pronarin e mjetit lundrues Jet Ski që u sekuestrua në gjirin e Lalzit u vendosën respektivisht masat administrarive 10 000 lekë të rinj, pasi gjatë kontrollit u konstatua se ata nuk kishin në bord, dokumentacion e nevojshëm për lundrim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit