Eurodeputeti Andrea Coccolino është liruar me kusht për rastin Katargate.
Eurodeputeti akuzohet për korrupsion publik, pastrim parash dhe organizim kriminal.
“Lidhur me dosjen për korrupsion të pretenduar në Parlamentin Evropian, të hapur nga Prokuroria Federale dhe të udhëhequr nga një hetues i Brukselit, të hënën më 19 qershor rreth orës 15:00. Z. A.K. mbërriti në aeroportin e Brukselit nga Italia. Ai është paraqitur vullnetarisht pranë hetuesve të Policisë Gjyqësore Federale të cilët e prisnin në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Deklarata vuri në dukje se një seancë dëgjimore nga policia gjyqësore federale u zhvillua përpara se Coccolino të paraqitej para hetuesit.
“Sot pasdite është ngritur kallëzim ndaj z.A.K. për korrupsion publik, krim të organizuar dhe pastrim parash. I akuzuari është liruar me kusht nga hetuesi”, ka përfunduar prokuroria.
Kushtet e lirimit të Andrea Coccolino përfshijnë ndalimin e kontaktit me të tjerët që dyshohet se kanë lidhje me rastin dhe ai duhet të qëndrojë në Belgjikë dhe të jetë në dispozicion të autoriteteve.
Andrea Coccolino është personi i shtatë i akuzuar në lidhje me Katarargate dhe eurodeputeti i tretë në detyrë së bashku me Eva Kaili dhe Mark Tarabella.