-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i Safet Gjicit/ Berisha: Duhet të aktivizojmë nervin e protestës

Kryesoret

Sali Berisha kërkoi nga deputetët dhe zyrtarët e tjerë të grupit që drejton që të përfitojnë nga skandali i Safet Gjicit për të aktivizuar nervin e protestave.

Rasti tjetër, ai i Kukësit është fytyra e vërtetë e këtij regjimi, është dëshmia e sundimit të të gjitha formave të korrupsionit, përfshi korrupsionin erotik. Është një dëshmi flagrante e një regjimi të kalbur, që ka humbur prej kohësh të drejtën për të qeverisur.

Sa të jetë, vetëm skandale do kemi. Duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës antiqeveritare. Ky regjim përveç protestës, nuk njeh gjuhë tjetër. Duhet ta kemi shumë të qartë dhe duhet të qartësojmë te zgjedhësit” tha ai.

Berisha: Policia u fut në kamp pasi Irani akuzoi se “MEK” sulmoi regjimin e Teheranit

Më tej, Berisha u ndal te minimumi jetik, nismë që e ka dorëzuar në Kuvend. “Kanë qenë 120 mijë familje në vitin 2013 dhe studimi tregonte se duhej të ishin edhe 180 mijë, pra duheshin të shtoheshin 60 mijë të tjera. Këta i kanë përgjysmuar dhe arrin puna që sot bashkitë paguajnë më shumë për një qen, paguajnë 60 mijë lekë për një qen dhe paguajnë 40 mijë lekë për një njeri” tha ai, referuar skandalit të Gjicit.

Berisha: Muxhahedinët në Durrës kanë të drejtë të bëjnë politikë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit