-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia me 90 viktima në brigjet greke, Athina nën presion për nisjen e hetimeve

Kryesoret

Greqia është nën presion në rritje për të filluar një hetim lidhur me fundosjen më 13 qershor të një anije me rreth 750 emigrantë.

Të paktën 82 njerëz vdiqën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur, përfshirë gra dhe fëmijë. Shumica e migrantëve ishin nga Egjipti, Siria dhe Pakistani.

Qindra protestues marshuan në portin e Pireut të dielën drejt selisë së rojës bregdetare greke dhe agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian Frontex – duke mbajtur pankarta ku shkruhej fjala “vrasës”.

Mbytja e anijes me migrantë është aksidenti më i madh në vite ndërsa aludohet se autoritet nuk bënë sa duhet për të dhënë ndihmën e tyre.

Anija u nis nga Libia me rreth 750 persona në bord. Pamjet e marra nga një avion i agjencisë Frontex mëngjesin e 13 qershorit e tregojnë anijen pranë brigjeve greke.

Roja bregdetare greke tha fillimisht se anija ishte në një kurs drejt Italisë dhe nuk ndërhyri. Pastaj tha se u përpoq ta ndihmonte anijen e emigrantëve duke e lidhur me litar – por pretendon se emigrantët e zgjidhën atë.

Pamjet e marra po më 13 qershor nga një anije që shkoi më vonë për të ndihmuar migrantët, tregojnë ekuipazhin që u ofroi atyre ujë dhe ushqim. Anija e emigrantëve duket se po rindizte motorrët.

Anija u mbyt atë natë vonë në ujërat greke. Shumë të mbijetuar thanë se anijes i ishte fikur motori disa orë para se të fundosej.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për hetime. Grupet e të drejtave të njeriut e kanë përkrahur kërkesën, duke thënë se dëshmitë e të mbijetuarve bien ndesh me variantin e ofruar nga roja bregdetare./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit