Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Durrësit ku mbeti viktimë një 22-vjeçare.
Ditën e sotme u njoftua vdekja e Erisa Aliaj e cila u përplas për vdekje nga një makinë e cila po lëvizte me shpejtësi.
Pasi makina e ka përplasur viktima ka përfunduar në anën tjetër të trotuarit. Ajo është dërguar menjëherë drejt spitalit të Durrësit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.
Vdekja e 22-vjeçares ka tronditur të gjithë sidomos të afërmit e saj dhe ata që e njihnin.
Në lidhje me humbjen e 22-vjeçares ka reaguar edhe pedagogia e saj, Eva Allushi e cila për mes një postimi në Facebook ka shkruar se e reja që humbi jetën përveçse studionte, edhe punonte.
Sipas saj në kohën kur ka pësuar aksidentin, 22-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna.
Postimi i plotë