-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen një tingull nga deti! Skenarët e frikshëm për nëndetësen që ka brenda miliarderët

Kryesoret

Për momentin nuk ka fund thrilleri me nëndetësen turistike “Titan” që u zhduk të dielën gjatë një zhytjeje në rrënojat e “Titanikut”. Vijon lufta me kohën për pesë pasagjerët dhe oksigjenin në dispozicion deri mëngjesin e së enjtes. Disa zhurma që u kapën në momentin e kërkimeve janë për momentin shpresa e vetme.

Megjithëse ende nuk është bërë publik asnjë informacion i mëtejshëm për tingujt e regjistruar fillimisht nga një pajisje kanadeze dhe katër orë më vonë nga pajisje të tjera. Askush deri tani nuk i ka deshifruar këta tinguj.

Sipas “The Guardian”, një nga skenarët e zinj do të ishte që një zjarr të kishte shpërthyer në “Titan”, pasi mjediset me një densitet më të lartë oksigjeni, si në nëndetësen në fjalë kanë më shumë rrezik. Një tjetër skenar është që nëndetësja mund të ketë ngecur.

Skenari më i frikshëm është që “Titan” të ketë pësuar një dështim katastrofik. Situata ndërlikohet më tej nga fakti se koha po mbaron për sa i përket oksigjenit të disponueshëm dhe se thellësitë në të cilat ai mund të bllokohet janë të mëdha.

Orët e fundit për të shpëtuar miliarderët brenda nëndetëses së zhdukur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit