Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim në fund të mandatit në një konferencë me gazetarët nga selia diplomatike u shpreh se ka besim se do të vijë dita që do të hiqet vizat për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt SHBA-së.
“Çështja e reformës në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit është kërkesa e SHBA-së që Shqipëria të jetë një aleat më i fortë. Shqipëria mori afganët e pambrojtur. Ishte e para që doli vullnetare. Një shpalosje e jashtëzakonshme. Meritoni respekt të jashtëzakonshëm për atë që keni bërë.
Raportet SHBA-Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më të forta. Vizitat nga 3 vite jepen 10 vite. Mbi 24 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare. Ky është një hap i madh përpara për lidhjet në udhëtimet dhe biznesin. Ndërsa shqiptarët tregojnë se po zbatojnë rregullat për viza, kam besim që do të vijë dita që nuk do të kërkohet më fare vizë” tha ajo.