Administrata Tatimore ka zbuluar një skemë mashtrimi me Sigurimet Shoqërore. Disa biznese fasonë në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë përdorur skemën e hapjes dhe mbylljes së NIPT-ve, duke kaluar biznesin në emra të ndryshëm me qëllim mospagimin e Sigurimeve Shoqërore për punonjësit e tyre.
Pjesë e kësaj skeme janë shqiptarë, pronarë të bizneseve në zona të ndryshme të Shqipërisë, por gjithashtu edhe italianë që operojnë në vendin tonë. Në këtë formë bizneset në fjalë kanë shmangur detyrimet e tyre dhe njëkohësisht kanë dëmtuar të drejtat e punonjësve të tyre, të cilëve nuk iu është paguar sigurimi shoqëror.