Më shumë se 30 emigrantë mund të jenë mbytur pasi varka e tyre u fundos pranë Ishujve Kanarie, shkruan BBC. Varka mbante rreth 60 persona.
Autoritetet spanjolle thanë se punonjësit e shpëtimit gjetën trupat e një të mituri dhe një burri dhe shpëtuan 24 persona të tjerë, por nuk e dinin se sa njerëz ishin në bord.
Shumë emigrantë udhëtojnë nga Afrika me shpresën për të arritur në Evropën kontinentale.