-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Idiotët shqiptarë’- Ministri shqiptar në Maqedoni: Presim sqarim urgjent nga Tirana

Kryesoret

Vjen reagimi i parë nga Shkupi. Ministri i Ekonomisë dhe Punës në Maqedoninë e Veriut, Besar Durmishi, ka reaguar pas një denoncimi të deputetit të PD Belind Këlliçi ku pretendohet se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka ofenduar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duke i quajtur idiotë.

Durmishi e ka cilësuar të papranueshme gjuhën që i atribuohet Hoxhës, duke kërkuar sqarim dhe reagim zyrtar nga Tirana.

Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”.

Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa Ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra. Kjo lloj gjuhe shkel çdo kodeks etik e profesional dhe është skandaloze për një përfaqësues shteti.

I kujtojmë z. Hoxha se e ka obligim kushtetues të kujdeset për bashkëkombasit e vet që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë fqinj nga projekti i dashur i Tiranës zyrtare Open Balkan, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar.

Në të njëjtën kohë, zhgënjen edhe heshtja e ambasadorit shqiptar në Shkup, z. Denion Meidani, i cili në vend se të reagojë ndaj fjalorit të tillë, ka zgjedhur ta bëjë zëdhënësin e disa partive politike në Maqedoninë e Veriut” shprehet ai.

Bardhi: Deklarata e Hoxhës është fyese dhe skandaloze, ai duhet të dorëhiqet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit