-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA dërgon Witkoffin dhe Kushnerin drejt Pakistanit për bisedime me Iranin

Kryesoret

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se do të dërgojë në Pakistan të dërguarit specialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, për bisedime që lidhen me Iranin, ndërsa edhe zv/presidenti JD Vance është në gatishmëri për t’u përfshirë, shkruan CNN.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ndodhet në Islamabad për takime me zyrtarë të lartë pakistanezë.

Fillimisht, siç u raportua më herët, pala iraniane mohoi mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtë me SHBA-në. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baqaei, deklaroi se Araghchi do të zhvillojë vetëm takime me përfaqësues të Pakistanit dhe se nuk është planifikuar asnjë kontakt me delegacionin amerikan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit