-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE – Berisha: Ndihem më shumë se kurrë një muxhahedin, Çuçi të dorëhiqet

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të enjte në seancë plenare, ndërsa fjalën i pari e ka marrë Sali Berisha, i cili në nisje kërkoi që të futej në rend të ditës ndërhyrja e policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Ai dënoi vrasjen e njërit prej muxhahedinëve, ndërsa kërkoi edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe mbajtjen e një minute heshtje në nder të tij.

“Jam këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe dhe futjen në rendin e ditës të masakrës që u krye në kampin e muxhahedinëve.

Në këtë moment ndihem më shumë se kurrë një muxhahedin dhe dua t’ju shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të simpatisë.

Ndihem sot më muxhahedin se kurrë sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet një luftëtar lirie.

Kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm dhe të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që u vra në bukë të vet.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit