0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mocioni për shkarkimin e Kurtit, Haradinaj: LDK dhe PDK, pse nuk guxoni ta votoni?

Kryesoret

Debat në Kuvendin e Kosovës për situatën ne veri dhe sjelljen e qeverisë me aleatët, SHBA-në dhe BE-në. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë seancës së sotme ka pyetur PDK-në dhe LDK-në, se pse nuk po e përkrahin mocionin e mosbesimit që është nisur nga AAK.

“Pse ju lutem ka hezitime për mocion? Ku është problemi le të më tregojnë ata që po hezitojnë? Ku e keni problemin të gjithë ju që hezitoni për mocion?

A është e vërtetë që kemi humbur besimin e  institucioneve euroatlantike, a është e vërtetë që kanë filluar ndëshkimet dhe a është e vërtetë që jemi duke u dobësuar?

Pse nuk po keni guxim secili me dalë më thënë, po e votoj mocionin. Çfarë është duke ndodhur te opozita ju lutem, ku e keni problemin kolegë opozitarë, PDK dhe LDK?

Pse po mendoni ende se kush përfiton nga mocion? Vetëm një përfitues është, Kosova dhe interesi ynë”, ka thënë Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit