Dasma e bujshme në Toskanë ka përfunduar dhe çifti morën rrugën drejt Tiranës. Deri këtu është shumë në rregull, edhe pse dikush mund të mendojë “Pse në Tiranë pas dasmës?” Po ku? Në Maldive apo… kudo, veçse në Dolomite? Seriozisht?
Po, është vërtet kështu nga ajo që na tregon vetë Arbana me postimet e saj të fundit. Në fakt, ne po presim fotot me fustanin e bardhë, por meqenëse ato Akoma janë në furrë, Arbana ka nisuir të ndajë me të gjithë çfarë ka ndodhur me atë dhe Edin ditë e fundit kur, sipas saj, gjithçka ishte futur në valixhe për rikthimin në Tiranë.
Me gjithë lodhjen që tregon pas disa orëve udhëtim në këmbë, Arbana ndan me ndjekësit edhe pamjet e mrekullueshme nga Dolomitet, vargmalet e njohura në Italinë Verilindore. Me gjithë dëshirën për të shuar kureshtjen e ndjekësve të saj, Arbana përballet edhe me “kritika” për veshjen e thjeshtë që ka zgjedhur për t’iu ngjitur malit.
Përmes një fotoje nga malet, Arbana shkruan: “Mos ma gjykoni veshjen se s’kishte njeri në plan të vinte në Dolomite. Ishim nisur për Tiranë, kur dikush tha rrugës për në aeroport “Pse s’ia fusim nja tri ditë lart në mal?” Dhe ja ku jemi. Blemë këpucët e duhura. Morëm malet. Në valixhe kam vetëm fustane me lule.”
Dolomitet janë një varg malor që ndodhet në Italinë Verilindore. Ato formojnë një pjesë të Alpeve Gëlqerore Jugore dhe shtrihen nga lumi Adige në perëndim deri në Luginën Piave (Pieve di Cadore) në lindje. Kufijtë veriorë dhe jugorë përcaktohen nga Lugina e Pusterit dhe Lugina e Sugana (italisht: Valsugana). Dolomitet janë pothuajse të barabarta në mes të krahinave; Belluno, Tiroli Jugor dhe Trentos.