-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ankth për nëndetësen “Titan”, oksigjeni për pjesëtarët në bord mbaron në orën…

Kryesoret

Ekipet e shpëtimit nga SHBA, Kanadaja dhe Franca vazhdojnë të garojnë me kohën për të gjetur nëndetësen Titan që u zhduk të dielën gjatë një misioni për të kërkuar rrënojat e Titanikut, 900 milje detare në lindje të Cape Cod, Massachusetts.

Kërkimet janë intensifikuar pasi Roja Bregdetare e SHBA parashikon se furnizimi me oksigjen i nëndetëses do të mbarojë në orën 7:08 të mëngjesit, ose 13:00 me orën tonë lokale. Kështu deklaroi një zëdhënës dje pasdite.

Sipas specifikimeve të OceanGate, nëndetësja Titan ka një furnizim 96-orësh me oksigjen. Ky fakt bëri që ekipet e shpëtimit të shtojnë përpjekjet e tyre… duke skanuar një zonë dyfish më të madhe se Konektikati dhe një thellësi prej më shumë se 4000 metrash.

Kërkimi dje u fokusua në një zonë ku avionët kanadezë zbuluan “zhurmat nënujore”. Tingujt bënë që kërkimet nga mjetet ajrore pa pilot të ridrejtoheshin, tha Roja Bregdetare e SHBA-së herët të mërkurën, duke vënë në dukje se përpjekja e deritanishme “ka dhënë rezultate negative”.

Princi Polar, anija kërkimore që mbështet misionin turistik të së dielës që shoqëroi Titanin e zhdukur, gjithashtu mbetet në skenën e hetimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit