Ditën e sotme janë shpëtuar 4 turistë italianë pasi ishin bllokuar det. Sipas njoftimit të policisë turistët po udhëtonin në drejtim të Korfuzit me velierë.
4 turistët kishte ngecur në det për shkak se veliera ishte përplasur me një masiv rëre.
Italianët pasi janë shpëtuat janë transportuar me Ambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Për shkak të tronditjes 48-vjeçari italian me inicialet A. R. ndodhet në spital por jashtë rrezikut për jetën. 3 italianët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.