Për më shumë se 5 orë ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj dje dëshmoi në SPAK në lidhje me hetimet që po zhvillohen kundër tij për katër akuza.
Gjithçka nisi me dosjen e inceneratorëve pas denoncimeve dhe padive të shumta nga opozita. Por Ahmetaj mohoi lidhjet me Klodian Zoton e inceneratorëve.
“Nuk kam lidhje me Klodian Zoton, e njoh vetëm si biznesmen” mësohet se ka thënë ai. Më tej, ish-zv/ kryeministri ka folur për kohën që ka qenë ministër i Financave duke thënë se “nuk kam pasur rol vendimmarrës për inceneratorët”.
I pyetur për pronat e sekuestruara, mes tyre një vilë në Hamallaj në emër të partneres, ai theksoi se “prona është e familjes së gruas”.
Ahmetaj po hetohet nga SPAK për “shpërdorim të detyrës”, “fshehje të të ardhurave”, “korrupsion” dhe “pastrim të parave”.
A keni frikë nga arrestimi? Si iu përgjigj Ahmetaj gazetarëve









