Data 4 korrik po vjen. Kryeministri Edi Rama në muajin maj u shpreh se më datë 4 korrik, ditën e lindjes së tij, pret një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
U shpreh se do të jetë një dhuratë shumë “speciale”. Sot gazetarët e pyetën “a është dhurata e madhe e 4 Korrikut, heqja e vizave nga Amerika për shqiptarët?”.
“Do të jetë një gjë e bukur, por nuk lidhet me lekë. Aman të keqen mos ma përsërisni këtë dhuratën e madhe, sepse kur ta shihni, do ta shihni jo vetëm që nuk është dhuratë por sikur po ju bëjmë ndonjë të keqe. Harrojeni këtë. Të lutem. Muhabet kot.
E kam thënë në një kontekst të caktuar, merreni dhe shiheni si e kam thënë kur e kam thënë që ta kuptoni pse e kam thënë. A është kjo apo jo, a është zbritja në tokë e dikujt që kemi menduar gjithmonë që është lart dhe që nuk do të vijë asnjëherë” tha Rama.