Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka bërë një tjetër gafë. Në takimin me kryeministrin indian Narendra Modi, Biden ka ngatërruar himnin amerikan me atë indian.
Teksa fillon himni kombëtar i Indisë, Joe Biden ngre dorën e djathtë dhe e vendos në nivelin e zemrës, lëvizje që të gjithë e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar.
Sapo e kuptoi se e kishte ngatërruar, Biden e ul dorën ngadalë.