Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar datën 23 Korrik për përsëritjen e zgjedhjeve lokale në bashkinë e Rrogozhinës. KQZ njofton se ditën e hënë do të miratohet projektvendimi “për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë”.
Pak ditë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi që zgjedhjet të përsëriten në këtë bashki për shkak të parregullsisë në kutinë e burgut, e cila i hoqi fitoren nga dorë kandidatit demokrat duke ia dhënë për pak ditë socialistit Edison Memolla.