-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: SHBA-BE i mbyllën dyert Albinit! Kam probleme të mëdha me Kurtin

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se SHBA dhe BE i kanë mbyllur dyert Albin Kurtit. Në raportin e tij me Kurtin, Rama tha se kanë probleme të mëdha konceptuale, por jo në nivelin personal. E fajësoi për anulimin e mbledhjes, sepse sipas tij, Kurti e ka mendjen tek sondazhet.

Albini nuk e ka dashur konfrontimin për këtë temë sepse lexon sondazhet dhe kënaqet që i rriten poenat, por mendoj që Shqipëria nuk është noterë dhe nuk mund të jetë kurrë notere e cdo politike që ndjek Kosova.

Aq më tepër nëse Shqipëria trajtohet si vëllai i madh, edhe pse nuk e kam thënë kurrë dhe janë dy shtete të barabarta. Propaganda që mbledhja ishte për qytetarët…marrëveshjet që ishin gati, mund të firmoseshin pa pasur nevojë për shfaqje. Gjërat nuk janë normale, por keq. Unë po përpiqem të bëj gjithçka për të shmangur më të keqen. Po të vijë dita të diskutohet luajaliteti i aleatëve ndaj Kosovës është keq, shumë keq.

Albinit nuk i hapet asnjë derë, i kthehen pas vizitat në zyrat e homologëve në Europë dhe Amerikë. Më duket e tmerrshme. Apo programe të caktuara kanë ngrirë, të bashkëpunimit me Kosovën. Unë jam gati të takohem në cdo moment me Albinin. Në nivelin personal nuk ka asgjë, zero. Por në nivelin konceptual kemi probleme shumë të mëdha” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit