-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Në veri po shkelet ligji”, Kurti i përgjigjet Borrellit: Dezinformim i papranueshëm

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka reaguar pasi kryediplomati evropian, Josep Borrell u shpreh i alarmuar me zhvillimet e sotme në veri.

Kurti, fillimisht ka thënë se ushtrimet e FSK-së në Mitrovicë të Jugut ishin të planifikuar, dhe KFOR-i ishte i informuar.

Ai madje, ka shtuar se dezinformimi është “i rrezikshëm dhe i papranueshëm”.

“Ushtrimet e sotme të FSK-së në Mitrovicë të Jugut janë një aktivitet i planifikuar, për të cilin KFOR-i ishte i informuar. Kishte 215 ushtarë nga garnizoni “Minatori” deri në Frashër dhe pas. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm.” – u shpreh ai.

Kryeministri ka shtuar se policia arrestoi sot një person në veri për “sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it”, bazuar në prova të shumta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit