-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(PAMJET) U arrestua “Rusi” serb! Sveçla: Republika nuk trembet

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me arrestimit e Nenad Orlovic, të dyshuarin kryesor për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. Në rrjetet sociale janë publikuar disa pamje, por zyrtarisht nuk dihet nëse është operacioni për serbin. Ministri gjithashtu bëri të ditur se një grup prej 20 personave kanë rrahur dy të rinj shqiptarë, në Mitrovicën Veriore. Sipas tij, të gjithë do të dalin para drejtësisë.

 

“Mbrëmë, 15 deri në 20 persona kanë rrahur dy të rinj shqiptarë. Ky akt, si çdo tjetër është i papranueshëm dhe organet tona janë të angazhuara që sulmuesit të sillen sa më parë para drejtësisë. Në anën tjetër, Policia e Kosovës sot ka arrestuar Nenad Orlovic, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, i cili dyshohet për sulm ndaj KFOR-it në ditën e 29 majit në Zveçan ku mbeten të plagosur shumë ushtarë.

Pandëshkueshmëria dhe amnistia ndër vite e kriminelëve të tillë, ka rezultuar me sulme brutale ndaj KFOR-it nga të cilat mbi 30 pjesëtarë mbetën të lënduar. Secili që ka organizuar dhe ka qenë pjesë e atyre sulmeve do të sillet para drejtësisë. Republika nuk trembet. Secili do të japë llogari për secilin krim. Do të vazhdojmë pa u ndalur, në luftë ndaj të gjitha bandave që kanë për synim terrorin ndaj qytetarëve tanë e destabilizimin e vendit tonë” shkruan ai.

Arrestohet “Rusi” serb që qëlloi KFOR-in në Kosovë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit