-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policë në çdo cep! 1700 punonjës për sezonin turistik

Kryesoret

Në nisje të sezonit turistik, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara. Zv /Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga ka bërë të ditur se do të vendosen shërbime shtesë të policisë në Theth, Valbonë, Lurë, Voskopojë dhe Dardhë. Në Theth e Valbonë do të ngrihen edhe stacioni provizore policore.

Masa shtesë janë parashikuar edhe në drejtim të planifikimit të burimeve njerëzore shtesë në pikat e kalimit kufitar, me qëllim rritjen e kontrollit në kufirin e gjelbër, parandalimin e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, parandalimin e krimeve kufitare, si dhe forcimin e kontrollit në kufirin blu.

Sa i përket sigurisë në plazhe, është ngritur dhe funksionon Njësia Policore Detare, e cila do të monitorojë të gjithë hapësirën ujore të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet një flote të përbërë nga 35 mjete lundruese Jet Ski dhe nëpërmjet një trupe policore të përbërë prej 105 punonjësish policie.

Gjithashtu, ka filluar kufizimi i qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave në ditët e pushimeve javore dhe të festave zyrtare. Drejtoritë vendore të Policisë kanë filluar zbatimin e detyrimeve për kufizimin e lëvizjes së këtyre automjeteve, që prej datës 15 Qershor dhe ky kufizim do të vijojë deri më 15 Shtator 2023.

Në të gjitha pikat turistike, zonat muzeale, zonat bregdetare, zonat urbane e rurale, si dhe në pikat e kalimit kufitar, janë të planifikuar me shërbim 1700 punonjës të Policisë Rrugore, patrullave të përgjithshme, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Policisë Kriminale, policimit në komunitet, Policisë Kufitare, Policisë Alpine, Njësive të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Repartit Special RENEA, për t’iu shkuar në ndihmë turistëve të huaj, duke kryer edhe operacione kërkim-shpëtimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit