Ditën e sotme është regjistruar një tjetër incident ku një punëtor ka rënë nga skela teksa punonte në një pallat në Bulqizë.
Punëtori pas incidentit është dërguar në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë.
Për shkak të lëndimeve ai është është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe shkaqet e rrëzimit.