-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama pezullon nismën “Open Balkan”

Kryesoret

Shqipëria pezullon nismën “Open Balkan”. Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë me gazetarët ditën e sotme se nuk do të ketë asnjë takim të tillë nëse më parë Serbia nuk do të lirojë tre policët e arrestuar në veri të Kosovës. “Jo, nuk ka asnjë takim, asnjë zhvillim tjetër. Cdo kanal komunikimi ka vetëm një fjali; lironi tre policët” tha ai.

Tregoi pak nga negociatat që po bëhen për lirimin e tre policëve të Kosovës. “Jemi shumë aktiv, jo vetëm në një kanal, por në disa për lirimin e tyre. Sa kohë që ata të jenë atje, marrëdhëniet tona janë pa asnjë gjë të re. Përkundrazi.

Marrëdhëniet tona për Serbinë sot janë vetëm për këtë punë, asnjë marrëdhënie tjetër, për asnjë qëllim. Lirimi të ndodhë sa më parë. Asnjë zhvillim tjetër në marrëdhëniet tona pa u zgjidhur kjo. Nuk është ultimatum apo kërcënim” tha ai.

I kërkoi presidentit francez dhe kancelarit gjerman që të marrin dhe të mbyllin brenda Kurtin dhe Vuçiçin për të gjetur marrëveshjen që i nxjerr nga konflikti.

Duhet një marrje dhe mbyllje brenda e dy palëve nga Franca dhe Gjermania me mbështetjen e SHBA-së. Kancelari dhe Presidenti duhet të shpëtojë jo thjeshtë Kosovën dhe Serbinë nga përplasja, por rajonin nga shkatërrimi i proceseve të nisura dhe asgjësimi i Procesit të Berlinit” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit