Dy shqiptarë të Kosovës janë sulmuar mbrëmë në rrugën “Mbreti Pjetër” në Mitrovicën e Veriut.
Sipas policisë, ata dyshohet se janë sulmuar nga rreth 20 persona. Njëri nga dy personat e plagosur u dërgua në spital për mjekim për shkak të plagëve të shumta në trup.
“Rr. Mreti Pjetër I, Mitrovicë Veri 22.06.2023 –20:00. Dy të plagosur meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska.
Si pasojë e sulmit njëri ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e policisë.