Ëndrra nuk bëhet realitet. Mesditën e sotme avokatja Eva Buzo e ka ndërprerë sfidën e saj për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.
36-vjeçarja ka ndërprerë notin për shkak të problemeve shëndetësore 10 milje larg Karaburunit.
Avokatja shqiptare kishte paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe pickimi i një kandili.