Përcaktimi nga Departamenti i Shtetit për kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko si “persona non grata” vijon të jetë temë kryesore debatesh në opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, me kërkesat e shtuara jo vetëm të opozitës për largimin nga posti të zotit Merko dhe ballafaqimin me drejtësinë.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit bëri të ditur të premten se kishte ngritur një nismë që në vitin 2019 për hetime ndaj zotit Merko, por se kjo ishte humbur nëpër sirtarët e Prokurorisë Themelore në Strugë dhe të Këshillit Gjyqësor.
Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska u tha gazetarëve se kreu i Strugës kishte vepruar në kundërshti me vullnetin e Këshillit Komunal të Strugës; se i kishte shkaktuar dëme buxhetit gjatë prokurimeve publike për përfitime personale./VOA
Artikulli i plotë këtu.