-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Gjicit, një javë më parë SPAK kontrolle në shtëpinë e gruas së videoskandalit

Kryesoret

Pasditen e sotme me urdhër të SPAK policia ka arrestuar ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici

Sipas raportimeve në media një javë më parë SPAK bëri kontroll në shtëpinë e vajzës e cila shfaqet në videoskandalin të zotit Gjici.

SPAK ka sekuestruar pajisjet me të cilat dyshohet se është realizuar video-përgjim, ndërsa pajisjet janë dërguar për ekspertim dhe do të shihet nëse kanë regjistrime të tjera.

Arrestimi i ish-kryebashkiakut u bë dy javë pas publikimit të video-skandalit ku Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij të bashkisë.

Video-skandali u publikua të premten (16 qeshor), ndërsa pamjet ishin filmuar në datën 6 qershor.

Pasi video u bë virale Safet Gjici tha menjëherë dorëheqjen duke deklaruar se ky ishte një kurth dhe se ishte prej disa kohësh në lidhje intime me vajzën në fjalë

Ndërkohë disa orë më vonë qeveria deklaroi se ai ishte sharkuar nga posti i kryebashkiakut të Kukës, ku ishte rikonfirmuar në detyrë pasi fitoi zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Gjithashtu SPAK ka urdhëruar që gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë.

Nga pjesët e tjera të videos dëgjohet që vajza me të cilën Gjici kryen marrëdhënie, kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkise për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenëve të rruges. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë.

Gjici pasi e degjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbeshtetjen e tij, duke i vënë ne dispozicion stafin e bashkisë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit