Shuhet parakohe mjekja dhe pedagogia, Sonela Xinxo. Instituti i Shëndetit Publik shkruan se Xinxo u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
Ajo punoi në ISHP për periudhën 2003-2017, në fushën e parandalimit dhe kontrollit të Sëmundjeve Jo të Transmetueshme.
Doktoresha është autore e një sërë studimesh, raportesh dhe modulesh në fushën e shëndetësisë dhe menaxhimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor.