Policia e Tiranës ka vendosur 5 mijë shpërblim për cilindo qytetar që jep informacion për grabitësin që mori 30 mijë euro në një pikë këmbimi valutor mëngjesin e sotëm në zonën e “Astirit”.
Me një maskë anti-covid dhe armë në dorë, autori që duket se është në moshë të re futet direkt brenda pikës së këmbimit duke kërcënuar punonjëset. Merr shumën, 30 mijë euro dhe largohet më pas me biçikletë i qetë duke u arratisur.
“Ftojmë qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi” njofton policia.