-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“S’ta fal njeri kokën”! Kush qëndron pas kurthit që i ngritën Gjicit?

Kryesoret

Ditën e sotme me urdhër të SPAK, policia arrestoi ish-kryebashkikaun e Kukësit Safet Gjici, për veprën penale “korrupsion pasiv”.

Gazetari Ferdinant Dervishi tha se videoskandali i Safet Gjicit që çoi në arrestimin e këtij të fundit këtë të shtunë është bërë përpara zgjedhjeve dhe qëllimi ka qenë përfitimi i parave përmes shantazhit.

Dervishi tha se filmimi është organizuar nga një grup që fshihet pas vajzës, e cila sipas tij është e paguar për të kryer aktin.

“Kjo video është përgatitur nga një grup njerëzish dhe një nga qëllimet e saj ishte të përdorej për zgjedhje, të fitonte kandidati i opozitës. Kandidati i opozitës nuk e ka pranuar. Ky grup njerëzish a e ka paguar vajzën? Pasi ajo po bënte një gjë që është shumë e rrezikshme.

Kjo vajzë ka marrë një vepër shumë të rrezikshme për jetën e saj. Kush janë njerëzit që fshihen pas saj? Se nuk vajti kjo vajzë te kandidati i opozitës për t’i dhënë videon.

Vajza ka të ngjarë të jetë paguar shumë fort për këtë video, dhe prej kësaj videoje është tentuar të nxirret para.

Më e besueshme është që kjo i është ofruar Safetit dhe s’është çudi që Safeti të ketë paguar. Kur doli video, video duket sikur është vjedhur, është filmuar nga lart”, tha Dervishi.

Gazetari Ferdinand Derivishi tha se vajza e shfaqur në videoskandalin e Safet Gjicit, është terrorizuar pas publikimit të saj, pasi asaj mund t’i jetë premtuar se kjo video nuk do të shfaqej kurrë në publik.

“Safet Gjici, nuk po fshihej, ndërsa vajza ka qenë e terrorizuar. Po pse ka qenë kaq e terrorizuar vajza? E sigurt që vajzës i është premtuar që kjo video nuk do dilte në publik, se atë kjo video e shkatërronte, siç e ka shkatërruar.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit