Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjakovë.
Mësohet se ka ndodhur një vrasje e dyfishtë ku kanë mbetur viktima 2 vëllezër. Viktimat Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha.
Ende nuk dihet për motivet e kësaj vrasjeje.
“Bëhet fjalë për vrasjen e dy personave, vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital. Për momentin s’kemi informata të tjera, deri më tani nuk ka të arrestuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00”, tha Graishta.