-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrantët në Britani, mijëra shqiptarë tërheqin kërkesat për azil

Kryesoret

Shqiptarët azilkërkues janë larguar nga vendet ku ishin akomoduar në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave britanike, mbi 4400 shqiptarë që më parë kishin kaluar kanalin e Lamansh për të shkuar në Angli kanë tërhequr kërkesat për azil.

Sipas the Times, largimi nga qendrat e azileve nga emigrantët shqiptarë, duke shmangur intervistat e detyrueshme me ligj, po përdoret si një metodë për të shmangur refuzimin e më pas rrjedhimisht dëbimin drejt Shqipërisë.

Megjithatë, Organizatat bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar që punojnë me azilkërkuesit kanë paralajmëruar qeverinë se jo të gjithë individët janë arratisur për këtë fakt, pasi mendohet se shumë prej tyre janë edhe viktima të shfrytëzimit.

“Ne nuk mund të lejojmë që njerëzit që kanë ardhur në vendin tonë të bëhen viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit ose të vuajnë nga varfëria,” tha CEO i Këshillit të Refugjatëve, Enver Solomon.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit