-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fitoi zgjedhjet e reja, Mitsotakis: Nesër përveshin mëngët për punë të palodhur

Kryesoret

Ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet e reja në Greqi ku kanë dalë edhe rezultatet paraprake.

Der më tani Demokracisë së Re ka grumbulluar 40.55% të votave, ndërsa kështu siguron edhe shumicën absolute.

Për rezultatet e mira ka ardhur edhe reagimi i Kyriakos Mitsotakis ku para simpatizantëve të tij ai u dha një falënderim të madh.

“Për herë të dytë radhazi e gjithë Greqia është sërish blu. Një falënderim i veçantë për zyrtarët e partisë. E di sa jeni lodhur, por sot rezultati justifikoi përpjekjet tona.

Populli na besoi një mazhorancë komode dhe na dha një mandat të fortë për të ecur përpara dhe për të ecur në rrugën e progresit dhe kohezionit social”, tha ai.

“Për mua, sot është një ditë veçanërisht prekëse”, vazhdoi Mitsotakis , i cili u ndërpre nga turma me shprehjen “ti je dhe do të jesh kryeministër”.

“Për herë të parë, pas një qeverisjeje 4-vjeçare, ND-ja arriti të rrisë përqindjet e saj. Ajo që kemi arritur është të mbyllim përfundimisht ciklin e ndarjes dhe toksicitetit që u hap 10 vjet më parë.

Dua ta dini se përgjegjësia që ndiej mbi supet e mia është shumë e rëndë. Sot ne festojmë dhe nesër përveshin mëngët për punë të palodhur,” shtoi Mitsotakis.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit