Mbrëmjen e sotme u regjistrua një ngjarje e rëndë ku mbetën të vrarë 2 vëllezër në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Mësohet se viktimat janë Blerim dhe Haxhi Islamaj.
Policia ka shkruar në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin, ndërsa i dyshuari për vrasjen ndodhet në arrati.
”Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore.
Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, u shpreh ai.