-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërhyrja e policisë në kampin e MEK, zbulohen bisedimet Biden-Teheran për armët bërthamore

Kryesoret

Ndërhyrja e qeverisë shqiptare disa ditë më parë në kampin e MEK ka çuar në kritika kundër Shtëpisë së Bardhë dhe Shqipërisë për qetësimin e marrëdhënieve mes tyre dhe Republikës Islamike të Iranit.

I pyetur për ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha për Fox News se duke ofruar lehtësim sanksionesh ndaj regjimit iranian, presidenti Biden dhe Rob Malley po braktisin popullin iranian dhe po pasurojnë shtypësit e tij”.

“Regjimi është i përkushtuar që shtypja e popullit të vet duke përhapur terror dhe kaos jashtë vendit, dhe dëshira e verbër e administratës Biden për të qetësuar dhe negociuar me të e ka bërë botën një vend më të rrezikshëm”, u shpreh Pompeo.

Ambasada e Shqipërisë në Uashington, DC, u shpreh për Fox News se Shqipëria nuk mund të tolerojë që territori shqiptar të përdoret për t’u përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe politike kundër vendeve të tjera, siç dyshohet se ka ndodhur me MEK.

Sipas kritikëve të politikës së Shtëpisë së Bardhë për Iranin, administrata Biden po bën përpjekje të mëdha për të siguruar një marrëveshje afatshkurtër me Iranin që do t’i siguronte të paktën 17 miliardë dollarë regjimit të mullahëve në këmbim të kufizimeve të përkohshme në programin e pretenduar të armëve bërthamore të paligjshme të Teheranit..

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se “vazhdon të ketë shqetësime serioze për MEK-un si një organizatë, duke përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të vet”.

Departamenti i Shtetit shtoi se Shtëpia e Bardhë nuk e konsideron MEK-un “një lëvizje të qëndrueshme opozitare demokratike që është përfaqësuese e popullit iranian”.

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit